“Liria ka emër”, djali i Afrim Bunjakut me mesazh në trevjetorin e rënies së babait
Në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjskë, vëmendje ka tërhequr mesazhi në bluzën që kishte veshur i biri i tij – “Liria ka emër”. Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, derisa po kryente detyrën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës, në përballjen me…
Lajme
Në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut, policit të vrarë në Banjskë, vëmendje ka tërhequr mesazhi në bluzën që kishte veshur i biri i tij – “Liria ka emër”.
Bunjaku u vra më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit, derisa po kryente detyrën e tij si pjesëtar i Policisë së Kosovës, në përballjen me grupin e armatosur që sulmoi policinë.
Tre vjet pas rënies së tij, familjarë e të afërm kanë përkujtuar Bunjakun, ndërsa në mesin e tyre ishte edhe djali i tij, i cili kishte veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin “Liria ka emër”, shoqëruar me emblemën e UÇK-së.
Mesazhi në bluzën e tij vjen në një periudhë kur në Kosovë, tash e nëntë ditë, po zhvillohen protesta lidhur me aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Më 16 shtator, Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara në Hagë shpalli fajtorë katër ish-krerët e UÇK-së, ndërsa atyre iu shqiptuan gjithsej 81 vjet burgim, sipas të dhënave të bëra publike pas aktgjykimit.
Në këtë kontekst, fotografia e djalit të Afrim Bunjakut me mbishkrimin “Liria ka emër” është bërë pjesë e pamjeve nga përkujtimi i trevjetorit të rënies së tij. /Lajmi.net/
