Ismaili mbrëmë pasi uroi Shiroka-Pulën për Presidente, ia vendosi emblemën e UÇK-në në xhaketë
Nënkryetari i PDK-së, deputeti Uran Ismaili, pasi e ka uruar mbrëmë ish-bashkëpartiaken Justina Shiroka-Pulën, menjëherë pas zgjedhjes së saj presidente, ia vendosi edhe emblemën e UÇK-së në xhaketë. Ky gjest simbolik përmbylli një natë me dy vendime të rëndësishme për vendin: miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe zgjedhjen e presidentes së re. “PDK-ja ka…
Lajme
Nënkryetari i PDK-së, deputeti Uran Ismaili, pasi e ka uruar mbrëmë ish-bashkëpartiaken Justina Shiroka-Pulën, menjëherë pas zgjedhjes së saj presidente, ia vendosi edhe emblemën e UÇK-së në xhaketë.
Ky gjest simbolik përmbylli një natë me dy vendime të rëndësishme për vendin: miratimin e ligjit që mbron UÇK-në dhe zgjedhjen e presidentes së re.
“PDK-ja ka insistuar në miratimin e këtij ligji, duke e konsideruar mbrojtjen e UÇK-së dhe të çlirimtarëve prioritet shtetëror dhe obligim ndaj historisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Shiroka-Pula ka qenë për një kohë të gjatë pjesë e PDK-së, duke shërbyer si deputete dhe ministre. Së fundmi, ajo ka mbajtur detyrën e kryetares së Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

