Zemaj pas seancës së djeshme: Dje, ping-pongu politik VV–PDK mori fund – Kurti e pranoi ekzistencën e Gjykatës Speciale në Hagë

Dep – uteti i LDK-së, Armend Zemaj ka shkruar sot pasi dje është zgjedhur Presidentja e Kosovës. Ai ka thënë se dje Kuvendi i Kosovës i ka dhënë vendit Presidenten e re, pas një procesi të gjatë me debate, pritje, prapaskena, kushtëzime dhe lojëra politike në stilin e ping-pongut. Zemaj ka thënë se e vërteta…

Lajme

07/10/2026 11:06

Dep – uteti i LDK-së, Armend Zemaj ka shkruar sot pasi dje është zgjedhur Presidentja e Kosovës.

Ai ka thënë se dje Kuvendi i Kosovës i ka dhënë vendit Presidenten e re, pas një procesi të gjatë me debate, pritje, prapaskena, kushtëzime dhe lojëra politike në stilin e ping-pongut.

Zemaj ka thënë se e vërteta herët a vonë del në shesh, ndërkaq ka thënë se dje janë shpalosur dy të vërteta politike.

“E para: për VV-në mund të jetë i pranueshëm një president politik që vjen nga PDK-ja, por jo një president politik që vjen nga LDK-ja. Vetëm nga LDK kërkohej konsensual?? E dyta: VV votoi për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pra, në praktikë, pranoi edhe vetë ekzistencën dhe juridiksionin e Gjykatës Speciale në Hagë”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë se këto nuk janë më vetëm debate politike as ndarje ideologjike por janë veprime e votime të regjistruara në Kuvend.

“Dje, ping-pongu politik VV – PDK mori fund. Votat treguan shumë më tepër se fjalët”, ka shtuar Zemaj./Lajmi.net/

Postimi i plotë: