Cakolli: Vetëm deputetët mund ta kontestojnë në Kushtetuese zgjedhjen e Presidentes, kanë afat tetë ditë
Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar në lidhje me votimin e Presidentes së re që ka ndodhur dje në Kuvend pak minuta pas mesnate, e që ka kaluar afatin kushtetues. Ai ka thënë se e vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentës mbrëmë, janë së paku dhjetë…
Lajme
Eugen Cakolli nga KDI ka shkruar në lidhje me votimin e Presidentes së re që ka ndodhur dje në Kuvend pak minuta pas mesnate, e që ka kaluar afatin kushtetues.
Ai ka thënë se e vetmja palë e autorizuar për ta kontestuar drejtpërdrejt vendimin e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentës mbrëmë, janë së paku dhjetë deputetë që duhet të parashtrojnë kërkesën brenda tetë ditësh nga miratimi i vendit.
Cakolli ka thënë se nëse brenda këtij afati nuk parashtrohet kërkesë, kjo rrugë e kontestimit mbyllet.
“Dërgimi i një “njoftimi” në Gjykatën Kushtetuese nuk ka, në vetvete, asnjë efekt pezullues mbi zgjedhjen. Edhe nëse pretendohet që Kuvendi ka shkelur aktgjykimin, duhet të përcaktohet nëse është përmbushur kushti për shpërndarjen e Kuvendit. Gjykata mund ta mbikëqyrë zbatimin e aktgjykimit të vet. Por kjo kompetencë opsionale nuk përbën, vetvetiu, rrethanë të sigurtë që Gjykata merr autorizim për ta anuluar një vendim të ri të Kuvendit duke anashkaluar kushtet e nenit 113.5”, ka shkruar Cakolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: