Incident në stacionin policor në Prishtinë: I dehuri sulmon policin pasi ishte gjobitur për kundërvajtje
Nuk iu bind urdhrave të Policisë, i dehur sulmon një zyrtar policor në stacion pasi u gjobit dy herë Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor brenda stacionit policor. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 05:00. “Është…
Lajme
Nuk iu bind urdhrave të Policisë, i dehur sulmon një zyrtar policor në stacion pasi u gjobit dy herë
Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor brenda stacionit policor.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 gusht 2026, rreth orës 05:00.
“Është arrestuar i dyshuari për shkak se nuk ju kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policorë pasi i kishin shqiptuar dy gjoba për kundërvajtje”, thuhet në raport.
Policia bën të ditur se i dyshuari, gjatë qëndrimit në stacion dhe në gjendje të dehur, ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.
“I dyshuari gjatë qëndrimit në stacion në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, i cili si pasojë ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/