E sulmoi me thikë ish-bashkëshorten, Policia arreston të dyshuarin në Leposaviq

Një burrë është arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, shkruan lajmi.net. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në gjendje të dehur…

Lajme

02/08/2026 09:00

Një burrë është arrestuar në Leposaviq pasi dyshohet se ka sulmuar me thikë ish-bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 23:00, shkruan lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti në gjendje të dehur me një thikë e kishte sulmuar ish-bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare, e cila ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia bën të ditur se pranë shtëpisë së viktimës është gjetur edhe arma që dyshohet të jetë përdorur në sulm.

“Afër shtëpisë së viktimës është gjetur një thikë e cila dyshohet se ishte përdorur në rast”, njofton Policia.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/