IKShPK bëhet rozë në muajin kundër kancerit të gjirit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është ndriçuar me ngjyrë rozë për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Muaji rozë ka filluar nga sot 1 tetori dhe vazhdon deri në fund të muajit. “Ngjyra rozë simbolizon shpresën, solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke na kujtuar gjithashtu…

Lajme
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike është ndriçuar me ngjyrë rozë për të shënuar muajin e ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Muaji rozë ka filluar nga sot 1 tetori dhe vazhdon deri në fund të muajit.
“Ngjyra rozë simbolizon shpresën, solidaritetin dhe mbështetjen për të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje, duke na kujtuar gjithashtu rëndësinë e kontrollit të hershëm dhe parandalimit.
Me ty fillon parandalimi!”, shkruhet në postimin e IKPShK-së në Facebook.