I dyshuari për vrasjen në Gjilan- i përfshirë edhe në raste të tjera për fajde

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur, derisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes. Sipas burimeve të lajmi.net, bëhet fjalë pët Mefail Shkodra, bashkë me djemt e tij i cili ka kryer këtë akt. Po ashtu siç mëson lajmi.net, bëhet fjalë se…

Lajme

10/08/2025 14:27

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku dy persona janë vrarë dhe dy janë plagosur, derisa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Sipas burimeve të lajmi.net, bëhet fjalë pët Mefail Shkodra, bashkë me djemt e tij i cili ka kryer këtë akt.

Po ashtu siç mëson lajmi.net, bëhet fjalë se Edmond Hasani- argjendar bashkë me babain janë viktima, ndërsa ( dhëndri i tyre është në gjendje të rëndë ne emergjencë).

Shkodra tashmë është fytyrë e njohur për policinë i cili është i përfshirë në shumë raste të fajdeve.

Vitin e kaluar gjatë operacionit policor të realizuar më 21 qershor, nën pranga të Policisë së Kosovës kishin përfunduar Mefail Shkodra dhe Edonis Shkodra derisa në kërkim ishte edhe Albert Malisheva.

Kjo pasi Policia e Kosovës saktësisht Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike kishin realizuar aksione për “luftimin e fajdes”.

Aksioni erdhi pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, me qëllim të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale “Fajde dhe Detyrim.

“Policia e Kosoves, konkretisht, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ne bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës se Kosovës, me datë 21.06.2024 ka filluar  realizimin e operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar të përfshirë në veprat penale Fajde dhe Detyrim.Gjate datës 21.06.2024 janë arrestuar dhe janë dërguar ne mbajtje dy persona te dyshuar, ndërsa i dyshuari i tretë, nuk është gjetur ne shtëpinë e tij. Me date 24.06.2024, i njëjti (i dyshuari i trete) është identifikuar dhe pas intervistimit me vendim te Prokurorit është ndaluar për 48 ore per procedura te metejme ligjore”, ishte thënë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/