Hidhet një granatë dore në një shtëpi në Zveçan, nuk raportohet për të lënduar

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e para të ditës, në një shtëpi në veri. Sipas Policisë së Kosovës, një granatë dore është hedhur në një shtëpi në Zveçan, saktësisht në Zherovnic. Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani. “Sot në orët e hershme të mëngjesit…

Lajme

18/04/2024 09:03

Një shpërthim ka ndodhur sot në orët e para të ditës, në një shtëpi në veri.

Sipas Policisë së Kosovës, një granatë dore është hedhur në një shtëpi në Zveçan, saktësisht në Zherovnic.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zvecan, respektivisht Zherovnic është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktu nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësit relevante të Policisë kanë dal në vend të ngjarjes dhe janë duke u marr me rastin”, ka thënë Elshani.