Krasniqi: Për punëtorët tanë nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për aksionin simbolik që kanë mbajtur rinia e PDK-së në ditën e punëtorëve. Deri sa ka shpërndarë fotografitë nga aksioni, Krasniqi ka thënë se për punëtorët tanë nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. “Për punëtorët tanë, të drejtat e…

Lajme

01/05/2024 11:25

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për aksionin simbolik që kanë mbajtur rinia e PDK-së në ditën e punëtorëve.

Deri sa ka shpërndarë fotografitë nga aksioni, Krasniqi ka thënë se për punëtorët tanë nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim.

“Për punëtorët tanë, të drejtat e tyre dhe Kosovën tonë – nga Qeveria kërkojmë respekt dhe jo denigrim. Kërkojmë siguri, barazi, mundësi dhe dinjitet në shtëpi – jo më valigje për Evropë. Punëtorëve të zellshëm të vendit tonë, atyre që përkundër sfidave dhe vështirësive vazhdojnë të mbajnë gjallë pulsin e zhvillimit të Republikës, urime 1 Majin. Mirënjohës secilit prej jush!”, ka shkruar Krasniqi.
Postimi i plotë: