Haradinaj: Po të ishte Kurti në vijë me amerikanët do të shkonte më shpesh në SHBA, e jo Daçiqi

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me raportin “e dobësuar” karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Haradinaj ka thënë se dobësimin e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së e dëshmon “ngrirja” e qeveritarëve për të vizituar SHBA-të. “Kryeministri Kurti po të ishte në vijë me ata (SHBA), ish shku ma shpesh…

Lajme

08/02/2023 21:50

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me raportin “e dobësuar” karshi Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se dobësimin e raporteve mes Kosovës dhe SHBA-së e dëshmon “ngrirja” e qeveritarëve për të vizituar SHBA-të.

“Kryeministri Kurti po të ishte në vijë me ata (SHBA), ish shku ma shpesh në Amerikë, ish taku me naj zyrtar t’tyre, qeveria e tij ish kon ma shpesh atje, e jo Daçiqi”, ka thënë Haradinaj në Klan Kosova.

Ai ka thënë se Kurti ka pasur mundësi të negociojë me amerikanët.

”Veprimet e Kurtit nuk janë strategjike, asnjëra prej tyre. Negocimi për targat me amerikanët, Kurti ka pasë mundësi me iu thanë amerikanëve: nëse vi unë me këtë plan që po ma jepni, që po e pëlqej shumë, cilat garanca janë për asociacionin?”, ka thënë Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se Kurti ka dobësuar pozicionin e tij, ndërsa ka shtuar se ai ka pasur mundësinë edhe ta dobësojë Asociacionin, por nuk ka vepruar ashtu.