Gjeti granatë dore në Malishevë, FSK e asgjëson

Një person ka raportuar në Polici se deri sa po e pastronte një fushë-arë ka hasur në një mjet të të dyshimtë të pashpërthyer. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa FSK ka asgjësuar granatën e dorës në mënyrë të kontrolluar. “GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Lladroviq, Malishevë 24.02.2024-16:15. Ankuesi kosovar ka raportuar…

Lajme

25/02/2024 09:10

Një person ka raportuar në Polici se deri sa po e pastronte një fushë-arë ka hasur në një mjet të të dyshimtë të pashpërthyer.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, ndërsa FSK ka asgjësuar granatën e dorës në mënyrë të kontrolluar.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER- Lladroviq, Malishevë 24.02.2024-16:15. Ankuesi kosovar ka raportuar se, derisa ishte duke pastruar një fushë-arë, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë vendosur perimetrin e sigurisë, ndërsa njësitet e FSK-së për deminim kanë asgjësuar mjetin e dyshuar-granatë dore në mënyrë të kontrolluar.” /Lajmi.net/