Gjendet pa shenja jete një person në Verbovc të Kllokotit

Sot rreth orës 11:08 policia ka pranuar një informacion se në fshatin Verbovc të komunës së Kllokotit një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë pa shenja jete. Rastin e ka konfimruar zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani ku tha se mjekët kujdestarë e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës. “Njësitet policore së bashku me ekipin…

Lajme

18/06/2025 19:29

Sot rreth orës 11:08 policia ka pranuar një informacion se në fshatin Verbovc të komunës së Kllokotit një person në shtëpinë e tij dyshohet të jetë pa shenja jete.

Rastin e ka konfimruar zëdhënësi i Policisë, Valon Osmani ku tha se mjekët kujdestarë e kanë konfirmuar vdekjen e viktimës.

“Njësitet policore së bashku me ekipin mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi mashkull kosovar i vitit të lindjes 1977 është pa shenja jete. Gjatë hetimeve preliminare të zhvilluara nga hetuesit policorë në vendin e ngjarjes dhe në praninë e mjekësisë ligjore, nuk janë vërejtur shenja dhune apo lëndime në trupin e të ndjerit”.

“Sipas deklarimeve të disa familjarëve, personi ka jetuar i vetëm dhe kishte probleme të njohura shëndetësore”, shtoi ai.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me qëllim të përcaktimit të shkaktarit të vdekjes, u shpreh Osmani.

“Hetues Policor nga njësiti i Hetimeve rajonale në Gjilan, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit po vazhdon procedurat hetimore për ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit”, përfundoi ai.