Fushë Kosovë: Gruaja largohet nga shtëpia, nuk dihet vendndodhja e saj
Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Fushë Kosovë, pasi një grua kosovare është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet se ku ndodhet. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 nëntor 2026, rreth orës 03:00. Në raportin policor thuhet: “Është raportuar se viktima femër kosovare ka…
Lajme
Një rast i personit të zhdukur është raportuar në Fushë Kosovë, pasi një grua kosovare është larguar nga shtëpia dhe që atëherë nuk dihet se ku ndodhet.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 14 nëntor 2026, rreth orës 03:00.
Në raportin policor thuhet:
“Është raportuar se viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.”
Tutje, Policia bën të ditur se:
“Rasti është duke u hetuar.”
Deri më tani nuk janë bërë të ditura rrethana të tjera lidhur me zhdukjen e saj. /Lajmi.net/