Grabitje e armatosur në Gjakovë, dy persona të maskuar vjedhin stoli ari – plagoset një burrë
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë në një lokal dhe kanë grabitur stoli ari nën kërcënimin e armës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor 2026, rreth orës 16:50, raporton lajmi.net Dy të dyshuarit, të cilët ende…
Lajme
Një grabitje e armatosur ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku dy persona të maskuar dyshohet se kanë hyrë në një lokal dhe kanë grabitur stoli ari nën kërcënimin e armës.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 16 nëntor 2026, rreth orës 16:50, raporton lajmi.net
Dy të dyshuarit, të cilët ende nuk janë identifikuar, kanë qenë të pajisur me një armë zjarri dhe një çekan.
Ata dyshohet se kanë hyrë në lokalin e dy burrave dhe, nën kërcënimin e armës, kanë marrë stoli ari.
Gjatë grabitjes, njëri prej të dyshuarve dyshohet se ka plagosur në këmbë njërin nga viktimat.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, ndërsa në raport nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të plagosurit apo vlerën e stolive të grabitura./Lajmi.net/