Me thikë në dorë, tenton të kryejë grabitje në Lipjan – Policia interviston dëshmitaren
Një tentim-grabitje dyshohet se ka ndodhur në Lipjan, ku një person i panjohur dyshohet se ka përdorur thikë gjatë kryerjes së veprës. Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 16 nëntor 2026, ndërsa lidhur me ngjarjen është intervistuar një dëshmitare. Në raportin e policisë thuhet: “Është intervistuar një dëshmitare, pasi dyshohet se një person i…
Lajme
Një tentim-grabitje dyshohet se ka ndodhur në Lipjan, ku një person i panjohur dyshohet se ka përdorur thikë gjatë kryerjes së veprës.
Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 16 nëntor 2026, ndërsa lidhur me ngjarjen është intervistuar një dëshmitare.
Në raportin e policisë thuhet:
“Është intervistuar një dëshmitare, pasi dyshohet se një person i dyshuar i panjohur me një mjet të mprehtë/thikë, kishte kryer veprën e lartcekur në një lokacion.”
Tutje, policia bën të ditur se:
“Rasti është duke u hetuar.”
Për momentin nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të dyshuarit dhe rrethanat e rastit. /Lajmi.net/