Ende pa nisur punën, Ismet Munishi e bën Ferizajn “europian”: Është projekt serioz, do luftojmë për Evropën
Skuadra e Ferizajt ka zyrtarizuar në stolin e trajnerit “babën” e futbollit, Ismet Munishi. Sot në ambientet e klubit të rënë në Ligën e Parë gjatë këtij sezoni, u zyrtarizua analisti i njohur i futbollit, Munishi, shkruan Lajmi.net Munishi ka dhënë premtime të mëdha, madje thotë se me ekipin e Ferizaj do t’i synojë garat…
Sport
Skuadra e Ferizajt ka zyrtarizuar në stolin e trajnerit “babën” e futbollit, Ismet Munishi.
Sot në ambientet e klubit të rënë në Ligën e Parë gjatë këtij sezoni, u zyrtarizua analisti i njohur i futbollit, Munishi, shkruan Lajmi.net
Munishi ka dhënë premtime të mëdha, madje thotë se me ekipin e Ferizaj do t’i synojë garat e Europës.
“Ferizaj pavarësisht që do të garojë në Ligën e Parë, jam i bindur se do të funksionojë me logjikën e një klubi kampion të Superligës. Projekti është shumë serioz, ne e synojmë jo vetëm Superligën, por edhe Evropën në një periudhë të afërtë”, ishin fjalët e para të Munishit si trajner.
Tutje, ai ka premtuar se do të jap më të mirën nga vetja që ta kthej klubin në nivelet më të larta sepse tifozët e klubit “Ujqit”, qytetarët e Ferizajt e meritojnë më shumë se gjithë të tjerët që ky klub t’i përfaqësoj e t’i bëjë krenar./Lajmi.net/