Dorëzohet kallëzim penal kundër nënkryetarit të ri të Serbisë, Bozhidar Deliq, për krimet e luftës në Gjakovë

Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” ka bërë të ditur se ka dorëzuar të martën kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tashmë të emëruarit nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliq. Përfaqësuesit e kësaj shoqate bënë të ditur se në kallëzim penal janë të përfshirë qindra dëshmi.…

Lajme

16/08/2022 12:34

Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” ka bërë të ditur se ka dorëzuar të martën kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tashmë të emëruarit nënkryetar i Parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliq.

Përfaqësuesit e kësaj shoqate bënë të ditur se në kallëzim penal janë të përfshirë qindra dëshmi.

“Tash këto dokumente e vërtetojnë jo vetëm si i ka bërë në civil krime policia serbe, por edhe ushtria. Ky u kanë udhëheqës i ushtrisë, pra kanë marrë pjesë tenka e raketa, të gjitha mjetet e rënda që i kanë prishë shtëpitë. Kemi dëshmi që njerëzit e ka njoftë këtë person, edhe që ka marrë pjesë në Masakrën e Mejës, qytetit të Gjakovës etj”, njoftoi Gjok Sokoli, anëtar i organizatës.

Në anën tjetër, kryesuesja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, bëri të ditur se janë tri kallëzime penale që janë dorëzuar, ku kanë bashkëngjitur disa dokumentacione faktike të një lloj ditari të operimit të “Brigadës 549 të Motorizuar” nën komandën e Deliqit.

Anëtarë të kësaj shoqate u shprehën optimist se do të shpëtojë nga drejtësia. /Lajmi.net/