Distria në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, synon të artën
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit. Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arrin në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha. Në gjysmëfinale përballet me kampionen olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe, përcjellë lajmi.net. Xhudistja kosovare në…
Sport
Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror që po zhvillohet në Doha të Katarit.
Me tri fitore, kampionia jonë olimpike, Distria Krasniqi, arrin në gjysmëfinale (-52 kg) të Kampionatit Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha.
Në gjysmëfinale përballet me kampionen olimpike Tokio 2020, japonezen, Uta Abe, përcjellë lajmi.net.
Xhudistja kosovare në çerekfinale e eliminoi koreanen Seyun Jang.
Paraprakisht, Distria e kishte kaluar xhiron e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mundi gjermanen Mascha Ballhaus.
E në atë të tretë mposhti belgën Amber Ryheul para se të triumfonte edhe në çerekfinale./Lajmi.net/