Bajrami kërkon transparencë për paratë që rrezikon t’i humbasë Kosova nga Plani i Rritjes i BE-së
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të bëjë publike shumën e mjeteve që rrezikohen të humbasin nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi gjashtë nga 13 reformat nuk janë përmbushur brenda afatit të 30 qershorit. Bajrami tha se zyrtarët qeveritarë kanë dhënë shifra të ndryshme për humbjet potenciale, duke…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës të bëjë publike shumën e mjeteve që rrezikohen të humbasin nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, pasi gjashtë nga 13 reformat nuk janë përmbushur brenda afatit të 30 qershorit.
Bajrami tha se zyrtarët qeveritarë kanë dhënë shifra të ndryshme për humbjet potenciale, duke kërkuar publikimin e raportit të Komisionit Evropian, raporton lajmi.net
“Kemi dëgju deklarata të ndryshme, nga zoti Zulfaj, edhe nga kryeministri Kurti, për humbjen potenciale, njëri thotë për rreth 60 milionë euro, tjetri thotë për 40 milionë euro. Kërkoj nga kabineti, t’iu tregojnë qytetarëve, se sa ka humbur Kosova, meqenëse gjashtë nga 13 reformat, nuk janë përmbushur, në afatin e 30 qershorit”, tha Bajrami.
Ajo rikujtoi edhe masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës gjatë mandatit të kaluar, duke pretenduar se mungesa e koordinimit me institucionet evropiane ka sjellë humbje dhe shtyrje të projekteve në vlerë prej qindra milionë eurosh./Lajmi.net/