Asambleja Parlamentare i tha po Kosovës, Kurti: Jemi vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës

Asambleja Parlamentare i tha po Kosovës në votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Për këtë hap të rëndësishëm ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai ka thënë se jemi edhe një hap më afër Këshillit të Evropës por vetëm një hap larg tij. “Faza e radhës dhe e fundit që…

Lajme

16/04/2024 20:15

Asambleja Parlamentare i tha po Kosovës në votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Për këtë hap të rëndësishëm ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se jemi edhe një hap më afër Këshillit të Evropës por vetëm një hap larg tij.

“Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut. E sipas tij me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut.

Kurti ka uruar të gjithë për këtë hap të rëndësishëm.

Postimi i plotë: