Alaba në dyshime për ndeshjen e kthimit ndaj Paris Saint Germain

David Alaba është i lënduar mund të mungojë kundër PSG.

Sport

02/03/2022 12:25

Alaba nuk ishte pjesë e ekipit të Carlo Ancelottit në ndeshjen e tyre të fundit ndaj Rayo Vallecanos, ndeshje të cilën madrilenët e fituan 1:0.

Pritje që rikthimi i austriakut ndaj Paris Saint Germain të ndodhte, po ende kanë dyshime te Real Madridi.

Ndeshja e parë në mes PSG dhe Real Madridit u mbyll me fitoren minimale të parisienëve 1:0.

Nëse Alaba nuk arrin të rikthehet për ndeshjen e dytë, do ketë probleme serioze për Ancelottin, përcjell lajmi.net.

Përveç mungesës së mundshme të Alabas, Reali do luajë ndaj PSG pa Casemiron dhe Mendy të dy të ndëshkuar me kartonë të verdhë.

Ndeshja e dytë e fazës së 1/16 në Ligën e Kampionëve në mes Real Madrid dhe Paris Saint Germain luhet me nëntë mars në orën 21:00./Lajmi.net/