Agim Ademi takohet me gjyqtarët e futbollit: Filluam një proces shumë të rëndësishëm, rekrutimin e gjyqtarëve të rinj

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar gjyqtarët elitarë dhe kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, Përparim Hasanin, me të cilët ka thënë se ka folur për të ardhmen e ndarjes së drejtësisë në futbollin në Kosovë. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjyqtarët janë pjesë e pandashme e futbollit dhe roli i…

Sport

19/08/2025 17:26

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka takuar gjyqtarët elitarë dhe kryetarin e Shoqatës së Gjyqtarëve, Përparim Hasanin, me të cilët ka thënë se ka folur për të ardhmen e ndarjes së drejtësisë në futbollin në Kosovë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjyqtarët janë pjesë e pandashme e futbollit dhe roli i tyre garanton drejtësi në rrjedhën e lojës. Për këtë, Ademi ka thënë se investimi në gjenerata të reja është investim në të ardhmen e futbollit në vend.

“Ky takim njëherësh shënoi fillimin e një procesi shumë të rëndësishëm, rekrutimin e gjyqtarëve të rinj, të cilët do të jenë gjenerata e së ardhmes në futbollin vendor. Me përvojën dhe dijen e tyre, gjyqtarët elitarë do të jenë udhërrëfyes, mentorë dhe mbikëqyrës të drejtpërdrejtë të zhvillimit të gjyqtarëve të rinj, duke i ndihmuar ata të rriten profesionalisht dhe të arrijnë standardet më të larta. Këta mentorë do të vendosin edhe për avancimin e gjyqtarëve në kategori, në bazë të zhvillimit dhe performancës së tyre”, ka shkruar Ademi.

Ai ka thënë se ky proces lidhet drejtpërdrejtë me fushatën e UEFA-s “Be a Referee”, e cila sipas tij synon të motivoj dhe inkurajoj të rinjtë që të bëhen pjesë e referimit.

“Besoj fuqishëm se përmes këtij angazhimi do të krijojmë një bazë solide për të ardhmen e futbollit kosovar, ku pasioni, profesionalizmi dhe ndershmëria do të jenë gjithmonë në qendër”, ka shtuar Ademi. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë: