Të Infektuar: 1110

Të Shëruar: 843

Të Vdekur: 30

18-vjeçari i hospitalizuar nga koronavirusi: ‘Mund t’i ndodh çdokujt’

16:10 | 6 Prill 2020

Një djalë 18-vjeçar nga Iowa ka përshkruar se si është të prekesh nga koronavirusi. Ai tashmë është i hospitalizuar në një spital në SHBA.

Dimitri Mitchell filloi të shfaqë simptoma të COVID-19 në 13 mars, kur pësoi temperaturë të lartë dhe kollë, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

“Qëndroja në shtrat gjatë gjithë ditës dhe u ndjeva se isha dehidratuar plotësisht … nuk pushoja së rrjedhuri lot, pata dhimbje koke dhe kollitja po më përkeqësohej”, tha Mitchell për Good Morning America.

“Nuk kam qenë më i sëmurë ndonjëherë. I thashë nënës sime se më ka goditur në kamion”.

Kështu, ai u detyrua të shtrihej në spital dhe ende është duke marrë tretman mjekësor.

Në Iowa, ka të paktën 869 raste me COVID-19 dhe 22 vdekje që nga mëngjesi i së hënës. /Lajmi.net/