18 ndeshje sonte në Champions, kush do të kualifikohet tutje

Sonte do të luhet xhiroja e fundit e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 36 skuadrat pjesëmarrëse me objektiva të ndryshëm do të mundohen të sjellin emocione në 18 ndeshjet e sontme. Liverpooli dhe Barcelona janë bërë dy ekipet e para që kanë kaluar direkt në të tetën e finales së Championsit, ndërsa sonte…

Sport

29/01/2025 20:18

Sonte do të luhet xhiroja e fundit e fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.

36 skuadrat pjesëmarrëse me objektiva të ndryshëm do të mundohen të sjellin emocione në 18 ndeshjet e sontme.

Liverpooli dhe Barcelona janë bërë dy ekipet e para që kanë kaluar direkt në të tetën e finales së Championsit, ndërsa sonte do t’i mësojmë edhe emrat e gjashtë ekipeve të tjera që do ta kompletojnë “Top 8”, i cili çon direkt në fazën tjetër.

“Reds” janë ekipi i vetëm me seri perfekte prej 7 fitoresh nga po aq ndeshje, kurse gjiganti katalunas i ka 6 fitore e një humbje, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, skuadrat që mund të përfundojnë në të tetën e finales ose në fazën e “play-off” janë edhe: Arsenal, Aston Villa, Atalanta, Atleti, Bayern, Brest, Celtic, Dortmund, Feyenoord, Inter, Juventus, Leverkusen, Lille, Milan, Monaco e Real Madridi.

Për momentin, asnjë ekip nuk është i konfirmuar për fazën e “play-off”-it.

Ndërkohë, skuadrat që janë eliminuar tashmë nga Championsi janë Bologna, Crvena Zvezda, Girona, Leipzig, Salzburg, Slovan Bratislava, Sparta Praha, Sturm Graz e Young Boys.

Kjo është hera e parë që Liga e Kampionëve po luhet në sistem të ligës.

Tetë ekipet e para do të avancojnë direkt në të tetën e finales.

Ndërsa, ekipet që do të përfundojnë nga vendi i nëntë në atë të 24-t do të luajnë në fazën e “play-offit”, me fituesit që do të luajnë në të tetën e finales.

18 ndeshjet e sontme do të nisin prej orës 21:00.

Faza e “play-offit” do të luhet më 11 e 12 shkurt ndeshjet e para dhe më 18 e 19 shkurt ato të kthimit.

E teta e finales do të luhet më 4-5 mars lojtë e para dhe ato të kthimit më 11 e 12 mars.

Çerekfinalet e para do të zhvillohen më 8 e 9 prill, ndërsa ato të dytat më 15 e 16 prill.

Gjysmëfinalet do të zënë vend më 29 e 30 prill ndeshjet e para dhe më 6 e 7 maj ato të kthimit.

Kurse, finalja e këtij edicioni në Champions do të luhet më 31 maj.