17-vjetori i pavarësisë, Osmani pranon urim edhe nga sekretarja e Frankofonisë

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiwabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Në mesazhin e saj, Sekretarja e Përgjithshme ka vlerësuar kontributin e Kosovës në komunitetin frankofon që nga anëtarësimi i saj në OIF në vitin 2014, duke theksuar se ky…

Lajme

19/02/2025 15:28

Presidentja Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Sekretarja e Përgjithshme e Frankofonisë, Luise Mushikiwabo, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e saj, Sekretarja e Përgjithshme ka vlerësuar kontributin e Kosovës në komunitetin frankofon që nga anëtarësimi i saj në OIF në vitin 2014, duke theksuar se ky anëtarësim pasuron diversitetin kulturor dhe gjuhësor të organizatës.

Ajo ka rikonfirmuar angazhimin e saj për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet OIF dhe institucioneve të Kosovës, pas Samitit të 19-të të Frankofonisë në Villers-Cotterêts.

Sekretarja e Përgjithshme ka nënvizuar se vendimet e marra gjatë këtij samiti, me fokus te rinia, kreativiteti, inovacioni dhe ndërmarrësia, ofrojnë mundësi për thellimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mirëqenies së popullatës frankofone.

Siç bën të ditur presidenca, Mushikiëabo ka ritheksuar mbështetjen e OIF për përpjekjet e Kosovës në promovimin e gjuhës frënge, duke inkurajuar më tej kontributin specifik të vendit në kuadër të bashkëpunimit frankofon.