Të Infektuar: 103.480

Të Shëruar: 90.328

Të Vdekur: 2.118

17-vjeçari theret me thikë në Prizren, afër vendit ku u vra i mituri para një muaji

17:37 | 22 Shkurt 2021

Ilustrim

Një 17-vjeçar është therur me thikë sot në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës

Viktima i lindur ne vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thike ), nga një person ende i panjohur për policinë.

Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren, ka njoftuar për TV Prizreni zëdhënësi Osmanollaj.

Ndryshe, lidhur me këtë rast na kanë njoftuar të parët qytetarët e lagjes ” Bajram Curri”, të cilët na kanë informuar dhe dëshmuar edhe përmes fotografive se rasti ka ndodhur sërish në rrugën ” Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.