1,576 persona të pickuar nga rriqrat në Malishevë
Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, në komunën e Malishevës janë pickuar 1,756 persona nga rriqrat. Për ta zvogëluar rrezikun nga rriqrat, Komuna po bën spërkatjen e sipërfaqeve tokësore.
Lajme
Mbi 600 prej 1,756 vetëve kanë dalë të jenë të infektuar nga ethet hemorragjike, por atyre nuk u është rrezikuar jeta, transmeton KTV.
Ndërkaq, tre persona nga implikimet që kanë pasur, janë duke u trajtuar.
Për ta zvogëluar sadopak këtë numër të të pickuarve nga rriqrat, Komuna e Malishevë, e cila është më e rrezikuara për shkak të pozitës së saj gjeografike, bëri spërkatjen e këtij rajoni nga ajri për disa ditë.
Kjo është vetëm faza e parë, e cila Komunës i ka kushtuar 200 mijë euro, derisa në plan është zbatimi edhe i tri fazave të tjera, nëse është e nevojshme.
Drejtor i Shëndetësisë, Hajdin Berisha tha se përmes këtij plani strategjik presin rezultate, ndërsa kohëve të fundit, sipas tij, është bërë spërkatja tokësore.
Spërkatjen nga ajri e kanë mirëpritur banorët e anës së Malishevës, duke shpresuar se do të ketë rezultate.
Vetëm vitin e kaluar nga pickimi i rriqrave helmues kanë vdekur 6 persona në rajonin e Malishevës.