15 vjet burg për vrasësin e gazetares Galizia që luftojë korrupsionin e qeverisë së Maltës

Vincent Muscat u dënua më 15 vite heqje lirie pasi pranojë akuzën për vrasjen e gazetares investigative nga Malta, Daphne Caruana Galizia.

Bota

23/02/2021 23:59

Galizia u vra më 16 Tetor 2017 në Maltë , gjatë një sulmi me bombë të vendosur në makinën e saj. Kjo vrasje terrorizoi vendin me një popullsi pak më tepër se 500,000 banorë.

Muscat është një nga tre personat që u akuzuan për vendosjen e bombës. Edhe pse fillimisht ai nuk e pranojë krimin dyshohet se ai tashmë po negocion me Prokurorin e Përgjithshëm për reduktimin e dënimit të tij.

Vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio nuk e kanë pranuar krimin, sipas gazetës ‘Time of Malta’, e cila gjithashtu shton se të dyshuarit për ndërtimin e bombës gjenden tashmë nën arrest.

Galizia raportonte korrupsionin në nivelet më të larta të qeverisjes në ishullin e vogël Mesdhetar. Për disa, ajo njihej si “gruaja e hekurt e WikiLeaks”, raporton euronews.al.

Gazetarja investigative përpara se të gjente vdekjen, ishte duke luftuar me dhjetëra padi të hapura kundra saj me akuzën e shpifjes dhe defamimit ndërkohë që ishte arrestuar 2 herë më parë.

Në një deklaratë të bërë të ditur nga avokati i saj gjatë mbledhjes gjyqësorë, familja e saj u shpreh se personi që e vrau ja “mohojë asaj të drejtën për të jetuar” si dhe “të drejtën për të shijuar familjen e saj”.

“Vrasja makabër e Galizia-s ishte e qëllimshme dhe duhet të ishte parandaluar. Viktima pagojë me jetën e saj dhe familja po vuan humbjen e të dashurës së tyre,” shtojë familja e saj.

Për vite me rradhë, investigimet për këtë çështje u shtynë por në 2019 disa ministra të kabinetit si dhe vetë kryeministri Joseph Muscat, dhanë dorëheqjen si pasojë e akuzove se kishin lidhje me njerëzit e përfshirë në këtë vrasje.

Biznesmeni i njohur Yorgen Fenech u arrestua në 2019 ndërkohë që po tentonte të arratisej në jahtin e tij. Ai dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen.