15-vjeçarja lind djalë, shteti e liron burrin dyfish më të moçëm

Në repartin e gjinekologjisë, të hënën u krye një lindje jo fort e zakontë. Mjekët sollën në jetë foshnjën e një 15 vjeçareje. Me të marrë vesh, Spitali i Ferizajt e paraqiti rastin në polici, por prindi babë, 29 vjeçar nuk u prangos. Siç u bë me dije, Avdi Krasniqi u la i lirë me urdhër të prokurorit.

Lajme

08/12/2021 20:32

Megjithëse Avdi Krasniqi u lirua në procedurë të rregullt, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj nuk kanë pranuar të tregojnë si erdhi deri tek kjo, përveç që konfirmuan se rasti po vazhdon të hetohet.

Bashkësia jashtëmartesore është e dënueshme nga 5 deri në 20 vjet me Kodin Penal të Kosovës, e deri në 20 vjet parashihet dënimi edhe për prindin që e lejon këtë afri me persona nën 16 vjet.

Martesa e Krasniqit dhe vajzës N.M u krye me pëlqim të të rriturve.

“Ka thanë sbon bre babë je e re anej knej, baba i vet, kjo i ka thanë ja qeta ja e mys veten tjeter sdu, atehere o ardhë baba i vet e jena marrë vesh nermjet veti qysh e kena adet.” – ka deklaruar për Klan Kosovën babai i djalit që ka fëmijë me të miturën.

Hetuesit gjetën një zgjidhje kreative për të mos e dënuar babain e foshnjës. E nisën 15 vjeçaren tek prindërit deri në mars kur mbush të 16-at.

“Tha deri ti mbush 16 vjet te baba po e qojmë. Ju thash okej, tash ajo rrin si këtu si atje te baba i vet. Këta kishe kishin qite ligj, a ka edhe me 13 vjet qe po martohen…” shton Krasniqi.