1,390 gjoba dhe 27 aksidente në Ferizaj brenda një jave, 21 persona të lënduar

Policia Rajonale e Ferizajt, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh gjatë javës së kaluar për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Gjatë javës së kaluar, nga data 02-08.11.2026 janë shqiptuar 1.390 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë…

Lajme

09/11/2026 13:17

Policia Rajonale e Ferizajt, ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh gjatë javës së kaluar për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 02-08.11.2026 janë shqiptuar 1.390 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 27 aksidente, nga të cilat:

15 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 21 persona

12 aksidente me dëme materiale

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

-Stacionit më të afërt policor

-Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192″, thuhet në njoftimin e Policisë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: