Policia në Prishtinë realizon 157 urdhëresa të gjykatës gjatë javës së kaluar, sekuestron 11 armë dhe shqipton mbi 4 mijë gjoba
Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshmme dhe aksione të ndara, ka realizuar 157 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje…
Lajme
Policia e Kosovës në Prishtinë, gjatë javës së kaluar në lokacione të ndryshmme dhe aksione të ndara, ka realizuar 157 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 27 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.
Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
“Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.
– Gjatë javës së kaluar në Rajonin e Prishtinës, janë sekuestruar 11 armë zjarri.
– Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 4167 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 71 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, thuhet në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: