13 mijë e 420 euro të padeklaruar me vete: Kosovari kapet nga autoritetet shqiptare, i sekuestrohen edhe paratë

Një 41-vjeçar nga Kosova me iniciale V. Z., është kapur nga autortietet shqiptare duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri me 13 mijë e 420 euro pa i deklaruar. Megjithatë, ai është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Ndërsa shuma prej 13.420 eurosh, të cilat…

Lajme

04/01/2025 11:59

Një 41-vjeçar nga Kosova me iniciale V. Z., është kapur nga autortietet shqiptare duke kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri me 13 mijë e 420 euro pa i deklaruar.

Megjithatë, ai është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Ndërsa shuma prej 13.420 eurosh, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin kosovar V. Z., 41 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Procedimi penal për këtë shtetas nisi pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik shtetasit V. Z., shërbimet e Policisë i gjetën 13 420 euro, të cilat nuk i deklaroi konform ligjeve në fuqi. Paratë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.