12 skuadrat ndaj të cilave Cristiano Ronaldo nuk ka fituar kurrë

12 janë skuadrat ndaj të cilave Cristiano Ronaldo nuk ka marrë fitore.

Sport

19/04/2020 09:15

Ylli portugez i futbollit, pesë herë fitues i Topit të Artë, ka bërë një karrierë mjaft të pasur, duke luajtur me skuadra si Sporting Lisbona, Manchester United e Real Madrid.

Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka korrur shumë suksese, ka mposhtur skuadra prej më të mëdhave si dhe ka koleksionuar një numër të madh trofeshë.

Por, kush janë skuadrat të cilat portugezi nuk ka arritur t’i mposhtë kurrë? 12 janë gjithsej dhe lajmi.net ua përcjell më poshtë këto skuadra.

Braga
Naval
Gil Vicente
Leira
Partizani i Beogradit
Stuttgart
Fenerbahce
Crystal Palace
Burton Albion
Southend United
Young Boys
Atalanta

Statistikat thonë se Ronaldo ka mposhtur së paku një herë 143 nga 155 klubet me të cilat është përballur në karrierën e tij. /Lajmi.net/