Pas gati një ore pritjeje, seanca për Ligjin e Speciales ende nuk nis

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ende nuk ka nisur, ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00. Pas gati një ore pritjeje, në sallën e Kuvendit janë parë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe…

Lajme

19/11/2026 10:49

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën pritet të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara, ende nuk ka nisur, ndonëse ishte paraparë të fillonte në orën 10:00.

Pas gati një ore pritjeje, në sallën e Kuvendit janë parë deputetë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si dhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Aleancës.

Ndërkohë, në sallë mungojnë deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si dhe pjesa dërrmuese e deputetëve të mazhorancës.

Para fillimit të seancës, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një takim me ushtruesen e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku.

Pas takimit, Çitaku deklaroi se ka pajtim për përmbajtjen e ligjit, por se ende ekzistojnë dallime sa i përket procedurës. Ajo konfirmoi se ligji do të hidhet në votim gjatë seancës së sotme. /Lajmi.net/