Maqedonci thotë se reagimi i shpejtë i Serbisë ngjallë dyshime se sulmi ishte i përgatitur
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se reagimet e Serbisë karshi sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës, ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur. Kjo për faktin se, sipas tij, ata për të shfajësuar veten, e për të fajësuar dikë tjetër, përdorën këtë format të tillë të luftës. “Për dallim të 24…
Lajme
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se reagimet e Serbisë karshi sulmit të mbrëmshëm në veri të Kosovës, ngjallin dyshime se akti ka qenë i parapërgatitur.
Kjo për faktin se, sipas tij, ata për të shfajësuar veten, e për të fajësuar dikë tjetër, përdorën këtë format të tillë të luftës.
“Për dallim të 24 shtatorit të vitit të kaluar, kësaj radhe reagimi nga Serbia dhe Lista Sërpska ka qenë shumë i shpejtë, më i shpejt se reagimi që kemi bërë ne në Kosovë, dh kjo me të vërtetë për mua tregon një pritshmëri për këto ngjarje, pikërisht nga këto institucione në Serbi por edhe Lista Sërpska”, tha ministri në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.
“Nuk dua të aludoj, pasi nuk kemi një hetim të përfunduar, mirëpo vlerësoj se gjithë ky reagim ka lënë shumë dyshime se e gjitha ka qenë e parapërgatitur, dhe në kuadër të narrativit për të shfajësuar veten dhe për të fajësuar dikë, është shfrytëzuar një format i luftës së tillë”.