Prokuroria Speciale arreston edhe një “Spiun” në rajonin e Mitrovicës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës kanë arestuar një i cili dyshohet për “Spiunazh”. Ata thanë se kjo është bërë në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë në vend, shkruan lajmi.net. Po ashtu nga kjo prokurori thanë se janë duke kryer bastisje…

Lajme

26/06/2024 22:31

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës kanë arestuar një i cili dyshohet për “Spiunazh”.

Ata thanë se kjo është bërë në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë në vend, shkruan lajmi.net.

Po ashtu nga kjo prokurori thanë se janë duke kryer bastisje në banesën e të dyshuarit.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve disa mujore në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Policinë e Kosovës – Drejtorinë Kundër Terrorizmit sot në mbrëmje, në regjionin e Mitrovicës  ka arrestuar një person.

I arrestuari A.V. dyshohet për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, nga neni 124 të KPRK-së.

I njëjti me aktvendim të Prokurorit të Shtetit nga Prokuroria Speciale  është ndaluar prej 48 orësh dhe për momentin nga Policia e Kosovës janë duke u kryer bastisje në banesën e të dyshuarit./Lajmi.net