Osmani në Teksas trajnohet për manovrim me helikopter nga ish-piloti amerikan që shërbeu para 15 vitesh në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-ve, ka vizituar kompaninë prestigjioze të prodhimit të helikopterëve “Bell”. Presidentja u pa duke u trajnuar në manovrimin e helikopterit nga një pilot amerikan, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane. “Në Fort Worth të Teksas,…

Lajme

10/05/2024 09:13

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Teksas të SHBA-ve, ka vizituar kompaninë prestigjioze të prodhimit të helikopterëve “Bell”.

Presidentja u pa duke u trajnuar në manovrimin e helikopterit nga një pilot amerikan, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane.

“Në Fort Worth të Teksas, vizita në kompaninë e helikopterëve Bell dhe mësimi i parë në pilotim të helikopterit me pilotin më me përvojë të kompanisë, Joseph Decapite, i cili kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh si pjesë e ushtrisë amerikane.” /Lajmi.net/