Skandaloze: Personi që kërcënoi Vullnet Krasniqin ende i lirë, del me paralajmërime të frikshme në Tiktok

Gazetari Vullnet Krasniqi vazhdon të kërcënohet edhe më ashpër. Kësaj radhe në rrjetin social Tik Tok i ashtuquajturi Rexh Lugina për afro 5 minuta ka thënë fjalët më të rënda në drejtim të gazetarit Krasniqi, shkruan lajmi.net. Përveç fjalëve të rënda ai e kërcënoi publikisht edhe me vdekje gazetarin e Satelitit. “16 copa kom me…

Lajme

26/06/2024 16:47

Gazetari Vullnet Krasniqi vazhdon të kërcënohet edhe më ashpër.

Kësaj radhe në rrjetin social Tik Tok i ashtuquajturi Rexh Lugina për afro 5 minuta ka thënë fjalët më të rënda në drejtim të gazetarit Krasniqi, shkruan lajmi.net.

Përveç fjalëve të rënda ai e kërcënoi publikisht edhe me vdekje gazetarin e Satelitit.

“16 copa kom me ja njehë rafall“, i tha ai Krasniqit.

Ai nuk u ndal vetëm me kërcënim me vrasje, ai tregoi edhe për torturat që do ia bënte gazetarit Vullnet Krasniqi.

“O Vullnet Krasniqi dhëmbët qe i ke kam me ti shkulë me dane”, i tha ai.

Ai pati disa fjalë edhe për Policinë e Kosovës./Lajmi.net

@bmw.ktu♬ original sound – .REXH.LUGINA.