11 vite pas, Korab Shaqiri i rikthehet festivalit ‘Kënga Magjike’
Korab Shaqiri prezantohet me këngën ‘Fenomen’ tek 'Kënga Magjike 2019'.

ShowBiz
Korab Shaqiri 11 vite më pas ka vendosur që të zbres sërish në skenën e festivalit ‘Kënga Magjike’, shkruan lajmi.net.
Herën e fundit këngëtari kishte konkurruar me këngën ‘Puthje e hatrit’ ndërsa këtë edicion ai është prezantuar me këngën ‘Fenomen’ me të cilën ndezi skenën ‘E diela shqiptare’.
Performancën e Shaqirit tani mund ta gjeni në kanalin zyrtar të tij në Youtube ku brenda më pak se 24 orëve ka arritur të grumbulloj mbi 100 mijë klikime. /Lajmi.net/