11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD-së në Tiranë, Policia: U hodhën molotov, lëndë piroteknike e sende të forta
Policia e Shqipërisë, është deklaruar pas protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike. Policia e Shtetit, ka bërë të ditur se si pasojë e ‘’sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta’’ para kryeministrisë, janë lënduar 11 policë. Të njëjtit, policia atje bën të ditur se janë duke marrë ndihmë mjekësore. Nga policia është thënë…
Lajme
Policia e Shqipërisë, është deklaruar pas protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike. Policia e Shtetit, ka bërë të ditur se si pasojë e ‘’sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta’’ para kryeministrisë, janë lënduar 11 policë. Të njëjtit, policia atje bën të ditur se janë duke marrë ndihmë mjekësore.
Nga policia është thënë edhe se ‘’aktet e dhunës’’ vazhduan pavarësisht thirrjeve të policisë që ato të ndalen.
‘’Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit’’, thuhet mes tjerash nga Policia atje.
Në njoftim bëhet e ditur edhe se, deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur.
Postimi:
Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.
Megjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, çka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit.
Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.
Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij.