11 lojtarët që pritet të largohen nga Barcelona gjatë merkatos së verës

Barcelona pritet të largojë një numër të madh lojtarësh gjatë merkatos së verës.

Sport

09/05/2022 23:23

Xavi Hernandez po planifikon të ndryshojë fytyrën e skuadrës, dhe për këtë duhet të largojë disa emra dhe të afrojë disa të tjerë.

Sipas raportimeve të Luis Rojo, 11 lojtarë, përfshirë emra si Philippe Coutinho e Riqui Puig do të largohen, përcjell lajmi.net.

Neto, Sergino Dest, Clement Lenglet, Oscar Mingueza, Samuel Umtiti, Frenkie de Jong, Riqui Puig, Memphis Depay, Martin Braithwaite janë lojtarët për të cilët Barca shqyrton ofertat.

Po ashtu, edhe emrat që janë në huazim si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Francisco Trincao me shumë gjasë do të largohen përfundimisht.

Barcelona synon të afrojë emra si Robert Lewandowski, Franck Kessie, Andreas Christensen e disa opsione të tjera të hapura. /Lajmi.net/