Nga stuhia rrëzohen drunj në hyrje të Shtërpcës dhe dëmtojnë automjete, MIT: Rruga është pastruar, qytetarët të kenë kujdes
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka reaguar pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën. Përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi e përgjegjësi. “Edhe në hyrje të Shtërpcës (R115), si pasojë e stuhisë, janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar…
Lajme
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka reaguar pas reshjeve të dendura dhe stuhisë që ka përfshirë Kosovën.
Përmes një postimi në Facebook, ata kanë thënë se ekipet e mirëmbajtjes janë në gjendje gatishmërie dhe po reagojnë me shpejtësi e përgjegjësi.
“Edhe në hyrje të Shtërpcës (R115), si pasojë e stuhisë, janë rrëzuar drunj, duke shkaktuar dëme edhe në disa automjete. Ekipet tona të mirëmbajtjes kanë intervenuar menjëherë për largimin e drunjve dhe pastrimin e rrugës. Pas ndërhyrjes së ekipeve në terren, rruga është liruar dhe aktualisht është e qarkullueshme”, ka njoftuar MIT.
Ata kanë thënë se janë vigjilentë dhe po bashkëpunojnë me të gjitha institucionet përgjegjëse për menaxhimin sa më të mirë të situatave me të cilat po përballen.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe, gjatë paralajmërimeve për reshje të dendura apo stuhi, të shmangin qarkullimin e panevojshëm në rrugë dhe të përshtatin vozitjen me kushtet atmosferike”, ka shtuar Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: