Kryetari majtist i Prishtinës me krahun e djathtë prej ari! /FOTO

Gjatë gjithë vitit u përfol për afërsinë e madhe me njerëz të fuqishëm të biznesit. Në fund, Shpend Ahmeti vendosi ta zyrtarizojë një marrëveshje më një biznesmen të profilit të lartë për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Lajme

26/12/2017 13:11

Selim Pacolli i AKR-së, vëllai i njëri i njëri prej shqiptarëve më të pasur në botë, Behgjet Pacollit, i cili do të jetë krahu i djathtë i Shpend Ahmetit si zëvendës i tij.

Selim Pacolli është një sipërmarrës i dalluar në Kosovë, veprimtaria e të cilit shtrihet edhe në nivel ndërkomtarë. Por, sipas të dhënave të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës –ARBK, Selimi është biznesmen shumë i fuqishëm. Është drejtor në disa kompani të vëllait të tij dhe pronarë i vetëm në disa biznese, shkruan lajmi.net.

Po sipas ARBK-së në bizneset që janë aktive, Pacolli është ortak edhe me disa persona që kanë rënë ndesh me ligjin në Kosovë.

Bashkimi i disa biznesmenëve kishte bërë që të formonin një kompani të fuqishme me aktivitet të ndryshme, të quajtur “City –Group”, e që zyra ishte hapur në Hotelin Grand. Në këtë biznes, Selim Pacolli është ortak bashkë me pese person tjerë. Deri vonë drejtor në këtë biznes ka qenë Rrahim Hashimi. Në maj të këtij viti, Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal.

Selim Pacolli së bashku me Rrahim Hashimin, është ortak në biznesin e derivateve të naftës “Illyrian Power” SH.P.K.

Rrahim Hashimi dhe Selim Pacolli

Selim Pacolli është aksionarë në “Banka Ekonomike” Sh.a. Në këtë bankë janë gjithsejtë 27 aksionarë.

Është drejtor në kompaninë “Makos LTD” L.LC, e cila është në pronësi të ” MABETEX HOLDING ” SH.A, pronarë i së cilës është Behxhet Pacolli.

Po ashtu është drejtor edhe në “Swiss Diamond Hotel” SH.P.K, pronarë i së cilës është “Makos LTD”.

Selim Pacolli, sipas ARBK së bashku me Hakif Beqiri, janë ortak në kompaninë N.P.T.M.,,Hekurani” Sh.p.k ,që për aktivitet primarë ka trajtimin dhe veshjen e metaleve.

Selim Pacolli së bashku me Valon Llukën, Arianit Vllahiu dhe Feti Selmanin janë drejtor të Bordit në “IMK – Industria Metalike e Kosovës ” SH.P.K, e cila është në pronësi të “Mabetex Holding”, e që për aktivitet primarë e ka prodhimin e hekurit dhe çelikut bazë, si dhe i ferrolegurave.

Sipas ARBK-së, Selim Pacolli është pronarë i ” SWISS DIAMOND HOTEL ILIRIA ” SH.P.K.

 

Është drejtor në agjencinë e publicitetit “Mega Screen” SH.P.K, pronarë i së cilës është “Mabetex Holding” dhe Gani Ibërdemaj.

Po sipas ARBK-së, Selim Pacolli është bahskpronarë me Ymer Abdullahu në “Instinct Security” SH.P.K. Abdullahu është vëllai i reperit kosovarë. Vitin e kaluar nga një përleshje me armë që kishte ndodhur në hotelin “Swis Diamond”, kishin mbetur të plagosur dy reper shqiptarë, Noizy dhe Denis Hajri (Varrosi), policia me këtë rast kishte arrestuar përveç Cozmanit, edhe vëllait e tij, Ymer Abdullahu.

Në ARBK, Selim Pacolli figuron ortak përsëri me Ymer Abdullahun dhe me Mark Harry në  “Instinct Training” SH.P.K. që për aktivitet primarë ka arsimin e përgjithshëm të mesëm.

Ndërsa në biznesin që për aktivitet ka kanalizimet dhe rikuperimin e materialëve të klasifikuara “Clean Guard” SH.P.K, Selim Pacolli figuron si aksionarë i vetëm.

Edhe në biznesin që për aktivitet ka bukurinë-kujdesin ndaj trupit, “Sëwiss Dedical Health Center” SH.P.K, Selimi është aksionarë i vetëm.

Aksionarë i vetëm është edhe tek N.H. Restaurant “Panevion”

Selim Pacolli, sipas të dhënave të ARBK është aksionarë i vetëm në “Radio Televizionin Privat ATV Media Kompani”.

Që nga viti 2003, sipas të dhënave të  ARBK, është pronarë në Kurier Express –Kompani për transport dhe shpërndarje KE.

Në kompaninë që bënë prodhimin e produkteve prej betonit për qëllime ndërtimi N.P.N “Mabetex project engineering”, është pronarë i vetëm.

Pacolli i cili nga viti 1991-2008 ishte në strukturat rinore të LDK-së, si anëtarë i degës së V deri ën vitin 2008 i ndihmojë Ahmetit që ta rimarrë Prishtinën përballë LDK-së.

Pacolli i cili më profesion është teknik i mekanikes në profilin e tij në fb, tek profili profesional, ka shënuar se nga 1992-2004 Mabetex Group, ka qenë drejtor, 2004-2011 ATV Media Group, ka qenë drejtor dhe 2011-2017, drejtor Gjeneral i hotelit Swiss Diamod Hotel Prishtina dhe Kryetar i Bordit në Mabetex Holding. Ndërkohë, nuk ka shënuar që është pronarë në ndonjë biznes. /Lajmi.net/