Zyrtare: Nëse Majlinda arrin në finale, do të përballet me këtë xhudiste

Majlinda Kelmendi është shumë afër që të shkruajë histori, duke i siguruar Kosovës medaljen e parë Olimpike

Sport

07/08/2016 21:10

Numri një i botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, do të përballet në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike me japonezen, Misato Nakamura.

Nëse Majlinda kualifikohet në finale, ajo siguron menjëherë medaljen e argjendtë dhe më pas do të luftojë për atë të artë, përballë italianes Odette Giuffrida./Lajmi.net/