Historitë më rrënqethëse në Wikipedia
Është e lehtë që të biesh në një vrimë të Wikipedia-s nëse fillon të kërkosh diçka aty. Shkove të shikosh se cili actor luan në atë filmin që po sheh, dhe përfundon duke lexuar të gjithe historinë e armëve të Amerikës.

Auto & Tek
Së bashku me shumë informacione të vlefshme, cilat janë historitë më rrënqethëse që mund t’i gjeni aty? di
Vladimir Demikhov
Demikhov ishte shkencëtar që udhëheqi konceptin e transplantimin e organeve. Në vitet 1930 dhe 1950 ai eksperimentoi duke transplantuar zemrën e një majmuni dhe kokat e qenëve. Gjatë vitit 1950, ai transplantoi kokën e një qeni tek një tjetër, duke krijuar një qen me dy kokë.
Joyce Carol Vincent
Joyce Carol Vincent u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër- që nuk do të ishte e pazakonte, përveç se ajo kishte qenë e vdekur për plot 3 vite. Pasi që faturat e saj paguheshin automatikisht, televizori dhe nxehtësia punonin, dhe një pjesë e qerasë po paguhej, të gjithë besuan se ajo ishte ende gjallë
Pak pas vdekjes së saj, Vincent ndërpreu të gjitha kontaktet me miqtë e afërt dhe familjen, transmeton lajmi.net.
June dhe Jennifer Gibbons
Këto binjake u përshkruan si “të pandashmë”, duke pasqyruar çdo lëvzije të njëra-tjetrës dhe duke i folur vetëm njëra-tjetrës, në një mënyrë që nuk mund të kuptohej nga shumë të tjerë.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i ndarë këto të dyja në dy shkolla të ndryshmë, ato u bënë katatonike, duke e izoluar veten deri sa u ribashkuan.
Ato u futën në krim, dhe u dërguan në spitalin psikiatrik Broadmoor, ku qëndruan për 14 vite.
Armin Meiwes
Një gjerman fitoi famë pasi vrau dhe hëngri një njeri, i cili e dha veten vullnetarisht përmes internetit.
Ai postoi një reklame në një faqe internetit që quheh The Cannibal Café (Kafiteria e Kanibalit), ku shkruhej se ai po kërkonte për dikë që donte të vritej dhe pastaj të “konsumohej”. Bernd Jürgen Armando Brandes nga Berlini u lajmërua.
Miewes preu penisin e Brandes, duke provuar ta gatuante, por e dogji në process. Brandes pastaj u vra dhe u var në një grep mishi në një dhomë therjeje që Meiëes e kishte ndërtuar në shtëpinë e tij.
Meiëes u arrestua dhe mori dënimin e burgut të përjetshëm.