PDK nxjerr kundërkandidatin e Hashim Thaçit për president (Foto)
Në mbledhjen e Partisë Demokratike të Kosovës që u mbajt sot, është propozuar Rafet Rama si kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të Kosovës.
Lajme
Ky është njëri prej vendimeve që ka dalë nga kjo mbledhje.
Por, PDK-ja është kujdesur edhe për kuorumin që nevojitet atë ditë në sallën e Kuvendit të Kosovës.
PDK-ja ka nxjerrë edhe një vendim tjetër përmes të cilit u kërkohet të gjithë deputetëve të PDK-së që në seancën kur do të zgjidhet presidenti, të qëndrojnë në sallë, pavarësisht situatës që krijohet aty.
Këto detaje i kanë bërë të ditura burimet e Gazetës Tribuna brenda mbledhjes së PDK-së./Gazeta Tribuna/