100 transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit
Merkatoja e verës ka shfaqur disa lëvizje të mëdha në botën e futbollit, me shumë miliona të shpenzuara.
Sport
Skuadrat nga La Liga janë ato që kanë shpenzuar më së shumti (Atletico Madrid, Real Madrid, Barcelona), duke transferuar emra si Joao Felix, Eden Hazard e Antoine Griezmann.
Transferime të mëdha janë parë edhe gjatë viteve të fundit, me Neymar që kaloi nga Barcelona tek PSG për shumën e 222 milionë eurove.
Ishte përsëri PSG që kishte goditur fuqishëm në merkato, duke transferuar Kylian Mbappe për 145 milionë plus 35 milionë bonuse, përcjell lajmi.net.
Këto dy transferime vazhdojnë të jenë më të shtrenjtat në histori, duke lënë prapa rekordet e Bale, Ronaldo apo Pogba.
Por, a e dini se cilat janë 100 transferimet më të shtrenjta në botën e futbollit? Më poshtë lajmi.net ua përcjell listën e plotë, të prirë nga Neymar.