100 më të mirët në botë

Lionel Messi është i pari në renditjen e 100 futbollistëve më të mirë në botë për vitin 2013 sipas të përditshmes britanike The Guardian, para rivalit të tij të përhershëm nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Ylli argjentinas – edhe pse nuk kaloi një vit prej më të mirëve nga aspekti individual dhe është i lënduar…

Sport

24/12/2013 14:29

Lionel Messi është i pari në renditjen e 100 futbollistëve më të mirë në botë për vitin 2013 sipas të përditshmes britanike The Guardian, para rivalit të tij të përhershëm nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Ylli argjentinas – edhe pse nuk kaloi një vit prej më të mirëve nga aspekti individual dhe është i lënduar tashmë gati dy muaj – doli i pari në kategorinë e 100 futbollistëve më të mirë të vitit – duke lënë pas Ronaldon, dhe sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic, si i treti.

Franck Ribery nga Bayern Munich, finalist për Topin e Artë 2013 së bashku me Ronaldon dhe Messin është i katërti.

Renditja është publikuar pas vlerësimeve nga 15 ekspertë të futbollit ndërkombëtar, të angazhuar nga e përditshmja britanike. Barcelona kryeson me 11 futbollistë, kurse Real Madrid ka nëntë.