100 eurot e Kurtit, Sejdiu: Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral
Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët. Ai ka theksuar se “Bankomati i Kurtit s’është dhuratë” dhe e konsideron këtë si një masë me karakter mashtrimi elektoral dhe reflektim të standardit të ulët të normalizuar në vend. Postimi i plotë:…
Lajme
Analisti politik Dardan Sejdiu ka kritikuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti për ndarjen e 100 eurove për fëmijët dhe pensionistët.
Ai ka theksuar se “Bankomati i Kurtit s’është dhuratë” dhe e konsideron këtë si një masë me karakter mashtrimi elektoral dhe reflektim të standardit të ulët të normalizuar në vend.
Postimi i plotë:
Bankomati i Kurtit s’është “dhuratë!”
Janë taksat tona që po na kthehen si karem e mashtrim elektoral.Nëse as kjo s’të bën përshtypje, problemi s’është buxheti. Është standardi i ulët që e kemi normalizu.